Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokimin e autostradës Shkup-Tetovë

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 15:02

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokimin e autostradës Shkup-Tetovë

Lëvizja Anti-bixhoz ka paralajmëruar protesta në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore për të shprehur revoltën kundër kazinove dhe bastoreve në afërsi të vendbanimeve.

Protestat do të fillojnë me bllokimin e autostradës Tetovë- Shkup, në pikë pagesën në fshatin Zhelinë, që më pastaj të vazhdojnë edhe me protesta të radhës në qytetin e Shkupit. Lëvizja Anti-bixhoz ka akuzuar VMRO-në dhe LSDM-në për mospërkrahje në miratimin e ligjit për dislokimin e lojërave të fatit.

Ndërkohë kanë ftuar në takim të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim që të zotohen se si kusht për formimin e qeverisë së ardhshme ta kenë dislokimin e kazinove tre kilometra nga vendbanimet.

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 15:02