Lëvizja BESA festoi 5 vjetorin e themelimit

Lëvizja BESA festoi 5 vjetorin e themelimit

Lëvizja Besa, sonte në Tetovë, ka festuar pesë vjetorin e themelimit, ku kanë qenë të ftuar aktivistë, intelektualë dhe një numër i madh njerëzish.

Mësohet se gjatë ceremonisë është mbajtur referat për ditën e alfabetit, është shfaqur një dokumentar për rrugëtimin pesëvjeçar të partisë dhe së fundmi masës i është drejtuar kreu i lëvizjes, Bilall Kasami. Ky i fundit i ka uruar shqiptarët festën e madhe mbarëkombëtare të 22 nëntorit. Ai ka deklaruar se Lëvizja Besa është një parti e rëndësishme në spektrin politik shqiptar, duke shtuar se rolin konstruktiv të opozitës nuk e ka luajtur asnjë parti politike më mirë se Lëvizja Besa.

“Ashtu si Alfabeti i gjuhës shqipe, 36 shkronja margaritarë, ishin pishtarë i ngritjes kombëtare shqiptare, ashtu Lëvizja Besa do të jetë pishtar dhe gardian i mbrojtjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Atëherë kur të gjithë shqiptarëve ia dhanë goditjen e fundit, atëherë kur të gjithë mendonin se shqiptarët përfundimisht janë të dorëzuar, atëherë lindi një shpresë e re, lindi Lëvizja Besa”, ka theksuar Kasami gjatë fjalimit të tij në vigjilje të pesë vjetorit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Nëntor, 2019 22:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.