Lewandowski dhe Coman grushtohen gjatë stërvitjes
Tensione gjatë stërvitjes së sotme të Bayern Munichut.
Situata aspak e qetë te Bayern Munichut, edhe pse kampionët e Gjermanisë morën kryesimin pasi shkatërruan 5-0 Borussian Dortmundin. Gazeta “Bild” raporton se Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përleshur mes tyre, përplasje që ka shkuar deri te shkëmbimet e grushteve. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të ekipit, si Jerome Boateng dhe Nicklas Sule për të qetësuar për të ndarë dy lojtarët, që fillimisht nisën të përleshje verbale, për të përfunduar te përdorimi i duarve. Tani i takon trajnerit Niko Kovaç që të marrë masa për të dy lojtarët të cilët mund të dënohen për atë që kanë bërë sot.