Lewandowski zbulon kundërshtarin më të fortë që është përballur

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:56

Lewandowski zbulon kundërshtarin më të fortë që është përballur

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka zbuluar kundërshtarin më të fortë që ka pasur përballë.

Në karrierën e tij të suksesshme, ylli polak duket se më së shumti vështirësi ka pasur në përballjet me Real Madrid.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, sipas Lewandowskit ka qenë mbrojtësi që i ka hapur më së shumti telashe.

“Në Ligën e Kampionëve, Sergio Ramos” ka thënë Lewandowski për ‘Kicker’ kur është pyetur rreth kundërshtarit më të vështirë, transmeton lajmi.net.

“Ai është një qendër mbrojtës i jashtëzakonshëm, jo vetëm në mbrojtje, por edhe me topin” ka thënë tutje polaku.

“Në Bundesliga ishin Jerome Boateng dhe Mats Hummels ata të cilët nuk ishte asnjëherë lehtë ndaj tyre” ka shtuar ai.

Robert Lewandowski ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Bundesliga, tek Dortmund dhe Bayern Munich.

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:56