Liberalizimi i bankave, “Koncepti maqedonas” propozon hapjen e tregut financiar

Liberalizimi i bankave, “Koncepti maqedonas” propozon hapjen e tregut financiar

Lëvizja “Koncepti maqedonas” propozon liberalizimin e sektorit bankar. Thonë se kjo nënkupton liberalizim të përgjithshëm të transaksioneve kapitale dhe vijuese, që do të thotë liri në vendimin për investimin e mjeteve dhe marrjen e kredive atje ku është më e volitshme për qytetarët dhe kompanitë.

Simona Millosheska, nga kjo lëvizje thotë se me këtë do të mundësohet qasje deri te burime më të lira të mjeteve ndërsa njëkohësisht do të ketë konkurrencë reale mes institucioneve financiare, posaçërisht te bankat e vendit.

Shton se me liberalizimin do të ulet monopoli që e mbajnë dy apo tre banka në vend, të cilat e diktojnë shkallën e interesit, që është arsyeja e drejtpërdrejtë për varfërimin e qytetarëve dhe kompanive.

“Në përgjithësi janë dy-tre banka më të mëdha që e diktojnë atë trend të shkallës së interesit në Republikë por nëse pranohet ky momentalisht, në nivel evropian, një përqind e shkallës së interesit e të gjitha kredive, atëherë duhet që edhe bankat tona gradualisht ta pranojnë, së pari në afat të shkurtër, më pas në afat të mesëm dhe të gjatë ta pranojnë atë trend”, kështu deklaroi Simona Millosheska nga “Koncepti maqedonas”.

Millosheska shton se edhe në kushte të tepricës së vazhdueshme të likuiditetit të bankave, ndërsa në mungesë të mjeteve në ekonominë e vendit, kjo mund të jetë zgjidhje për rritje dhe zhvillim më dinamik të vendit.

“Ndoshta në afat të shkurtër për bankat do të duket e papranueshme, por në afat të mesëm dhe të gjatë kjo do të lehtësojë marrjen e kredive nga qytetarët dhe kompanitë, posaçërisht nga kompanitë e vogla dhe të mesme dhe në përgjithësi do të përmirësojë gjithë rritjen dhe zhvillimin në vend. Do të zhvillohet mjaftueshëm edhe ekonomia, qytetarëve do të mundësohet që më lehtë të hyjnë në treg, më lehtë të udhëheqin me mjetet e lira financiare, më lehtë të tregtojnë, do të hapen kompani të reja”, shtoi Millosheska.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, pohon se Ligji me të cilin do të liberalizohet sektori bankar, tashmë është në fazën finale dhe së shpejti do të parashtrohet për miratim.

“Tashmë një kohë Ministria e financave së bashku me Bankën popullore ka punuar në Ligjin e ri për sistemin e pagesave dhe shërbimeve pagesore, ku përfshihet edhe liberalizimi i tregut, me çka do të mund të hyjnë edhe kompani tjera. Biseduam për trendët e reja, për rritjen e konkurrencës për shkak se kjo është mënyra e inovacionit dhe ecjes përpara dhe sistemi vendor bankar të mund të ofrojë shërbime më të mira, gjatë konkurrencës më të mirë të mund të ofrohen ato shërbime më të mira, zgjidhje më të sofistikuara edhe për qytetarët edhe për kompanitë”, tha ministrja Nina Angellovska.

Bankat në BE nuk do të jenë më të vetmet që do të ofrojnë shërbime pagesore, por këtë do të mund ta bëjnë edhe kompani tjera, përkatësisht kompani të ashtuquajtura FiTech kompani, siç janë kompanitë teknologjike, rrjetet sociale siç është Facebook, Google dhe të gjithë kompanitë e tjera në treg që janë të interesuara për pjesën e biznesit me shërbimet pagesore.

Sistemi FiTech parasheh transaksione digjitale, kreditim, banka për investime, udhëheqje me investimet si dhe financa personale. Këtë e parasheh rregullativa e re evropiane që hyri në fuqi para dy viteve. Vendi jonë po përgatit rregullativë e cila do të duhet ta harmonizojë sferën e pagesave me atë evropiane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Janar, 2020 19:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.