Liderët botërorë ia uruan fitoren Xho Bajdenit dhe Kamala Harisit

Desk
By Desk November 8, 2020 10:24

Liderët botërorë ia uruan fitoren Xho Bajdenit dhe Kamala Harisit

Kandidati i Partisë Demokratike, Xho Bajden do të bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së, njofton Si-En-En. Media e publikoi informacionin pas fitores së Bajdenit në shtetin e tij të lindjes në Pensilvani, që ia siguroi të paktën 270 votat e nevojshme elektorale për suksesin në zgjedhje.

Më shumë politikanë botërorë ia uruan fitoren demokratit Bajden. Në mesin e të parëve është shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas.

“Është mirë që përfundimisht i kemi disa numra të qartë. Me padurim presim të punojmë me qeverinë e ardhshme amerikane. Ne dëshirojmë të investojmë në bashkëpunimin tonë për fillim të ri transatlantik, marrëveshje të re”, shkroi Mas në Tuiter.

Kryeministri i Irlandës, Majkëll Martin, i cili shkroi: Dëshiroj ta përgëzoj presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Xho Bajden i cili ishte mik i vërtetë i këtij kombi gjatë gjithë jetës së tij dhe me padurim pres të bashkëpunoj me të viteve të ardhshme. Gjithashtu, me padurim pres ta pres në vend in tonë sapo të krijohen mundësitë!.

Kryeministri i Fixhit, Fran Bainmarama ia uroi Bajdenit fitoren, duke e porositur se do të bashkëpunojnë për ballafaqimin e ndryshimet klimaterike. “Së bashku e kemi një planet për ta shpëtuar nga kriza kilmatike dhe ta ripërtërijmë ekonominë globale pas Kovid-19. Tani, më shumë se kurrë, na duhet SHBA-ja për t’i çimetuar këto angazhime multilaterale”, shkroi ai në Tuiter, duke shtuar se SHBA-ja duhet sa më parë të kthehet në Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis ia uroi Bajdenit fitoren dhe vlerëson se ai është mik i vërtetë i Greqisë dhe shfaqi bindjen se gjatë administratës së tij do t’i përforcojnë lidhjet midis të dyja vendeve.

Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo i dërgoi urime Bajdenit dhe nënpresidentes Kamalla Harris. “Dy vendet tona janë mike të afërta, partnere dhe aleate. Ne e ndajmë lidhjen që është unike në skenën botërore. Unë me të vërtetë gëzohem që punojmë së bashku në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve”.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan në Fejsbuk i përgëzoi dyshen Bajden-Haros duke vlerësuar se ka ardhur koha sërish të ndërtohen ura dhe jo mure.

Kryeministrja skoceze, Nikolla Starxhen dërgoi urime, duke e theksuar në veçanti rëndësinë e zgjedhjes së Kamalla Haris si grua e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i Maltës, Robert Aballa, duke e uruar zgjedhjen, vlerësoi se është frymëzues momenti për zgjedhjen e gruas së parë në Shtëpinë e Bardhë. 

Desk
By Desk November 8, 2020 10:24