Liderët e partive politike shqiptare ngushëllojnë popullin Turk

Liderët e partive politike shqiptare ngushëllojnë popullin Turk

Liderët e partive politike shqiptare në RMV, përmes telegrameve ngushëlluese, kanë shprehur solidaritet dhe keqardhje për tërmetin shkatërues që tronditi Turqinë, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka. 

Ali Ahmeti: 

Pamje trishtuese nga Turqia mike pas tërmetit shkatërues që la pas shumë viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit turk, familjeve të viktimave dhe shpresoj në shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Jemi pranë jush në përpjekjet për t’i tejkaluar vështirësitë që i shkaktoi kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.

Bilall Kasami:  

Turqia sonte u godit nga një tërmet mjaft i fuqishëm dhe siç raportojnë mediat, ka viktima në njerëz dhe shumë të tjerë janë të plagosur. Në këto momente delikate për Turqinë, shprehim solidarizimin tonë me të gjithë të prekurit nga tërmeti, ndërsa viktimave Zoti ua faltë parajsën dhe të afërmëve Zoti ua shtoftë durimin për ta tejkaluar këtë dhimbje dhe trishtim.

Bashkëndjejmë dhimbje me çdo qytetarë Turk!

Vesel Memedi: 

Ngushëllime popullit turk për tërmetin e trishtë

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetëve të dhjetërave qytetarëve në tërmetin trishtues që goditi pjesën lindore të Turqisë.

Na lejoni që me këtë rast të shprehim ngushëllimet më të sinqerta tona dhe të anëtarëve të Rilindjes Demokratike Kombëtare, familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit mik të Turqisë.

Në këto çaste të vështira, Rilindja Demokratike Kombëtare dhe i gjithë populli shqiptar bashkëndjen dhe solidarizohet me popullin turk, me lutjet për bekimin e atyre që humbën jetën dhe shërimin e të lënduarve. RDK-ja shpreh gatishmëri për të ndihmuar që dëmet materiale të kapërcehen sa më shpejt dhe jeta e të mbijetuarve t’i kthehet normales.

Afrim Gashi: 

Lutjet tona sonte janë për Turqinë. Shpresoj që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh dhe dëme. Jo shumë kohë më parë ishte pikërisht ky shtet që na ofroi ndihmën pa kursim për vëllezërit tanë në Shqipëri, andaj edhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullin tonë mik me të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Janar, 2020 12:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.