Lidhën bashkëpunim një ditë pasi NDI-ja amerikane i nxorri me 1% përkahje në elektorat!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 12:45

Lidhën bashkëpunim një ditë pasi NDI-ja amerikane i nxorri me 1% përkahje në elektorat!

Zakonisht, koalcionet dhe bashkëpunimet mes subjekteve politike arrihet në prag të zgjedhjeve, që efekti të jetë maksimal dhe reflektues në vështrim të elektoratit. Por, bashkëpunimi mes Lëvizjes Besa dhe Alternativës që u arrit të premtjen në mesditë, duket që nuk ka pasur për bazë këtë kriter.

Pikë tjetër e pafavorshme e këtij bashkëpunimi është fakti që duart u shtrinë një ditë pas publikimit të anketës nga NDI-ja amerikane. Rezultati i sondazhit ishte dëshpërues për subjektet opozitare. Lëvizja Besa kishte përkrahje për 1% për dallim nga dy partitë e tjera politike BDI e ASH që ndaras u ranguan me 8 dhe 3%, respektivisht 11% së bashku. Diferenca është drastike mes partive politike shqiptare në pushtet dhe opozitë. Ndërkohë, në listën e sondazhit nga NDI, partia e Afrimit Gashit nuk ishte e ranguar aspak.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme për cilën parti do të votonin?”, më shumë se gjysma nga të anketuarit u përgjigjën se nuk do të votonin ose nuk dinë se për kë do të votonin. Për VMRO-DPMNE-në do të votonin 17% nga të anketuarit, për LSDM-në 12%, BDI-ja do të fitonte përkrahje prej 8% nga qytetarët e anketuar, 4% deklaruan se do të votonin për Të Majtën, 3% për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa 1% përkrahje ka Lëvizja Besa.

Anketa në terren u zbatua në periudhën 22 shkurt – 9 mars të vitit 2023 tek 1.002 të anketuar mbi 18-vjeçarë në tërë territorin e shtetit, përmes metodës fytyrë në fytyrë. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 12:45