Lidhja e odave ekonomike kundër rritjes së akcizës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:13

Lidhja e odave ekonomike kundër rritjes së akcizës

Rritja e akcizës për derivatet e naftës do të shkaktojë një rritje të transportit, me ç’rast do të rriten edhe çmimet e të gjitha produkteve. Propozimi i Odës Ekonomike për të rritur akcizën për dy denarë shkaktoi reagime të shumta. Për Lidhjen e Odave Ekonomike, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i vetëm në botë që do ta mbushë buxhetin në këtë mënyrë.

“Ka 195 vende në botë, kriza Covid-19 ka një ndikim kudo, çmimet e karburanteve kanë rënë në nivel global. Cilët vende kanë rritur akcizat për të mbushur buxhetin si masë në këtë krizë?” ASNJË! Propozim oligarkik alkimist maqedonas, për një vrimë në xhepat e qytetarëve dhe ekonomisë, të cilën qeveria nuk duhet ta pranojë- deklaroi Danela Arsovska- Lidhja e Odave Ekonomike

Për transportuesit, masa është e papranueshme, joracionale dhe josolidare, që vetëm do t’i ngarkojë qytetarët.

Me masat e propozuara, mesatarisht në buxhetin e shtetit, në bazë të akcizave dhe TVSH-së nga shitja e derivateve të naftës, në nivel mujor mund të grumbullohen mbi 3,8 milionë euro ose 46,2 milionë euro në nivel vjetor. Kështu, bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, bujqit të sakrifikohen kurse oligarkëve të mos u mungojë asnjë qime në kokë- deklaori i transportuesve “Makam Trans”

Me rritjen e mundshme të akcizës, do të rriten edhe shpenzimet e prodhimtarisë së bujqve- reaguan nga Federata nacionale e fermerëve. Oda ekonomike propozoi që akciza e derivateve të naftës të rritet për 2 denarë, që në buxhet në nivel vjetor të derdhen 46 milionë euro shtesë. Për ministren e financave, Nina Angellovska, propozimi është i pranueshëm dhe për të njëjtin tashmë po përgatitet dekret, por fjalën e fundit do ta ketë Qeveria. Sipas saj, është mirë që çmimi i disa prej karburanteve ka shënuar rënie deri në 20 denarë, dhe për këtë e sheh të arsyeshme rritjen e akcizës. Për momentin, edhe krahas rënies drastike të çmimit të derivateve, OPEK vendosi ta ulë prodhimtarin, me çka pritet çmimet sërish të rriten.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:13