Lidhja Evropiane për Ndryshim: Pushteti vazhdon stilin e vjetër me kërcënime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:33

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Pushteti vazhdon stilin e vjetër me kërcënime

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon që urgjentisht të zbardhet rasti me kërcënimin ndaj kreut të ASh-së, Arben Taravari. Kërkojnë nga policia që të gjejë personin që ka vendosur plumbin në oborr, por edhe porositësit.

“Kërcënimi i kryetarit të ASh-së, Arben Taravari, është një akt i rëndë kundër demokracisë dhe vlerave Evropiane. Po shihet qartë se BDI-ja nuk mund të dalë nga e kaluara dhe aspak nuk mund të bëhet pjesë e vlerave evropiane. Pushteti i kriminalizuar, tash i mbështetur edhe nga Ziadin Sela vazhdon stilin e tij me kërcënime dhe vrasje ndaj të gjithë atyre që ia kërcënojnë qëndrimin në Qeveri. Akti i sotëm, ku Arben Taravarit i lihet plumbi në oborr të shtëpisë, dëshmon se BDI-ja dhe Ziadin Sela, si partner të LSDM-së nuk kanë asgjë të përbashkët me Evropën dhe vlerat e saj.”, thuhet në reagimin e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:33

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare