“Lidhja Ndërkombëtare”, Remenski kërkon përjashtimin e Ruskoskës

“Lidhja Ndërkombëtare”, Remenski kërkon përjashtimin e Ruskoskës

Ish deputetja Frosina Remenski e cila është e akuzuara e tretë në rastin për “Lidhja Ndërkombëtare” deri te prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski parashtroi kërkesë për përjashtim të prokurores Villma Ruskoska nga ky rast për të cilin sot filloi gjykimi.

“Sot, para fillimit të seancës gjyqësore për “LidhjenNdërkombëtare” në të cilin jam e akuzuara e tretë, unë parashtrova një kërkesë për përjashtim të përfaqësueses së prokurorisë Vilma Ruskoska përpara prokurorit publik të shtetit, sepse dyshojmë në të gjitha fazat në parahetuese, hetuese dhe vlerësim të aktakuzës. Ne kemi prova të forta që ekziston selektivitet në veprimet e prokurorit publik themelor i cili përfaqëson aktakuzën duke shkelur të drejtat themelore të mbrojtjes në këtë rast ndaj meje, por edhe në pjesën e pengimit të drejtësisë, e cila është nën kompetencë të institucioneve të tjera”, tha Remenski sot pas parashtrimit të kërkesës duke e cilësuar si të jashtëligjshëm urdhrin për bastisje të shtëpisë së saj.

“Megjithatë ndoshta kjo edhe nuk është pjesa më e tmerrshme në gjithë veprimin e prokurores publike duke pasur parasysh se ajo udhëhiqte dhe jepte urdhra për kontrolle të jashtëligjshme në shtëpinë time për çka ekzistojnë më shumë se 16 dëshmi të shfaqura në vetë kërkesën për përjashtim deri te prokurori shtetëror publik për çka gjithsesi është pranuar edhe padi para Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, shtoi Remenski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Korrik, 2020 11:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.