Liga e Evropës – super Milan, tri pikë edhe ndaj Sparta Prague për lidershipin e grupit

Desk
By Desk October 29, 2020 22:37

Liga e Evropës – super Milan, tri pikë edhe ndaj Sparta Prague për lidershipin e grupit

Forma e shkëlqyer e Milan po vazhdon edhe jashtë kufijve të Italisë.

Skuadra e Milan ka arritur që të regjistrojë një tjetër fitore, duke mposhtur skuadrën e Sparta Prague me rezultatin 3:0.

Brahim Diaz ishte ai që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 24’. Milan mund të dyfishonte epërsinë në minutën e 36’, por Zlatan Ibrahimovic gaboi nga pika e bardhë. Kështu, goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 57’, kur shënoi Rafael Leao.Rezultatin final e vendosi mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot, i cili në minutën e 67’ shënoi për 3:0. Milan tashmë numëron gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Sparta Prague mbetet me 0 pikë. /Lajmi.net/

Desk
By Desk October 29, 2020 22:37