Ligj i ri për lirinë mediale në BE, vendet kandidate si RMV duhet ta praktikojnë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:56

Ligj i ri për lirinë mediale në BE, vendet kandidate si RMV duhet ta praktikojnë

KE prezentoi ligjin e ri për lirinë e mediave qëllimi i të cilit është të kufizohet ndikimi politik dhe të mbrohen gazetarët. Edhe pse këto rregulla vlejnë vetëm për vendet antare të BE –së, nga vendet kandidate pritet të integrojnë ligjet dhe praktikat e tyre bëri të ditur Eurokomesarja për transparence në BE Vera Jurova.

Sipas saj me legjislacionin e ri duhet ti jipet fund ndikimit politik dhe partiak ne media, që të munden gazetarët të punojnë lirshëm. Ligji do të jetë në fuqi për vendet kandidate por edhe për vendet që negociojnë siç ësht RMV, sepse ai do të jetë një nga kushtet në procesin e kyçjes së vendit drejt BE së.

“Bëmë të ditur qartazi se konsiderojmë se gjendja me mediat është element i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë te vendet kandidate . Sa i përket vendeve kandidate siç është Rmv kjo është një sinjal i qartë se be ka për qëllim mbrojtjen e mediave dhe kjo do të jetë temë e bisedimeve gjatë negociatave me be në. Sa i përket mediave shtetërore finansimi i tyre duhet të jetë adekuat stabil dhe të sigurojë pavarësi”, u shpreh eurokomesarja për transparencë në BE, Vera Jurova.

KE propozon që të krijohet edhe këshill i pavarur evropian për shërbime mediale, i cili do të mbikqyr mediat nacionale respektivisht zbatimin e ligjit të BE së për mediat.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:56