Ligji anti- KÇK, Rama: Në janar kalojmë aktin

Desk
By Desk December 23, 2019 20:59

Ligji anti- KÇK, Rama: Në janar kalojmë aktin

Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot për 8 orë kabinetin qeveritar për të analizuar vitin 2019, si dhe për masat e marra për pasojat e tërmetit, ku është kërkuar rindërtimi sa më i shpejtë i shtëpive.

Pas mbledhjes kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat.

“Ne në fund të çdo sesioni parlamentar, në prag të pushimeve të verës dhe në prag të vitit të ri, bëjmë një mbledhje të gjatë ku kalojmë të gjithë aktivitetin e ministrive duke u përqendruar te problemet dhe prioritetet. Kemi pasur një pjesë të rëndësishme për rindërtimin.

Kemi një plan shumë solid për të nisur procesin. Objektivi është që brenda pranverës të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Për ata që do të hyjnë në lagjet e reja do të vijojnë të qëndrojnë me qira, deri kur të jenë gati. Kemi diskutuar ato që ju i keni parë, si 7 prioritetet e qeverisjes. Në fillim të janarit do të kalojmë aktin që u pengua për shkak të gjendjes së emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. Njëkohësisht do të vijojmë punën për Paktin për Universitetin. Në pranverë fillon puna për Kampusin e madh, por edhe laboratori i ri shkencor, që do të jetë një risi për Policinë e Shtetit.

Te Akademia e Arteve do të rindërtojmë nga e para pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane. Energjinë dhe infrastrukturën kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës. Shumë shpejt nis procedura për rrugën e re, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë. Po punohet dhe besoj se shpejt do të shpallet edhe për tunelin e Llogarasë dhe pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipojë dhe të tjera. Shumë shpejt kalojmë ligjin e ri për tokën në parlament, do u japim zgjidhje aty ku nuk ka funksionuar 7501”, tha Rama.

Desk
By Desk December 23, 2019 20:59