Ligji i ri për abort, u zhvillua debat me studentët e UEJL (VIDEO)

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 18:01

Ligji i ri për abort, u zhvillua debat me studentët e UEJL (VIDEO)

Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim “HERA” në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të UEJL-së, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë organizuan debat për ndryshimet në Ligjin e ri për abort në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Ky ligj u mundëson grave që ta realizojnë të drejtën për ndalim të sigurt të shtatzënisë dhe shfuqizim të procedurave aktuale administrative, të cilat e anulojnë zbatimin e procedurës për abort.

“Në vitin 2013 u miratuan shumë pengesa ligjore që ua bënin të vështirë grave në Maqedoni abortin apo

Ligji i ri për abort, u zhvillua debat me studentët në UEJL
Ligji i ri për abort, u zhvillua debat me studentët në UEJL

ndërprerjen e shtatzanisë. Ligji i ri që u miratua në Kuvend në muajin mars të këtij viti shfuqizon procedurat e parapara me ligjin paraprak, megjithatë, është ende në procedurë pasi nuk është nënshkruar ende nga Presidenti”, thanë nga HERA.

Për të lexuar më shumë për Ligjin e ri për abort dhe ndryshimet në të klikoni këtu.

Nga ana tjetër, Arta Selmani, profesoreshë e të drejtës familjare, tha se në këto kohë kur ne flasim për gra të vetme  krijojnë familje nuk duhet as të jetë temë diskutimi e drejta e grave për të vendosur vetë për ndërprerjen e shtatëzanisë.

“Gratë ndër vite çdoherë i kanë fituar të drejtat e tyre me një luftë të jashtëzakonshme. Sot e kësaj dite, në këtë shekull, ku ne tanimë flasim për një liri reproduktive të një gruaje të vetme që mund të lind dhe të themelojë familje monoprindërore të diskutohet se a duhet të lejohet ose jo ndërprerja e një shtatzanie që mbase mund të sjell probleme në shëndetin e gruas”, tha Arta Selmani.

Studentët u njoftuan me ndryshimet në ligjin e ri dhe patën rastin t’i parashtrojnë pyetje gjinekologut Arian Alili,panelist i debatit të sotëm, i cili u sqaroi më shumë për shëndetin e gruas para dhe pas abortit.

“Duhet grave t’u mundësohet e drejta e vendosjes vetë për ndërprerjen e shtatëzanisë dhe t’u mundësohen kushte për kryerjen e abortit”, tha Arian Alili.

 

Debati për Ligjin e ri të abortit

Posted by Portalb on Tuesday, April 9, 2019

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 18:01