Ligji për Gjuhët, Zaev: I njëjtë, vetëm do të zbatohen udhëzimet

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:13

Ligji për Gjuhët, Zaev: I njëjtë, vetëm do të zbatohen udhëzimet

Qeveria nëpërmjet grupit të punës do të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin e Gjuhëve deri në prill.

Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se ky grup i punës do të definojë të gjitha kahjet e zbatimit të udhëzimeve pa u ndryshuar ligji, duke mos shkaktuar tensione për zbatimin e të njëjtit.

“Nëse bëhet fjalë për zbatim në gjyqësor, unë nuk besoj se duhet të ketë ndryshim në ligj, pasi që ligjet me dy të tretat e votave kanë ndikimin e vazhduar të tyre dhe deri në muajin prill, pjesa më e madhe e punëve praktikisht mund që të zbatohen pa e ndryshuar ligjin. Nuk kemi nevojë për tensione. Ritheksoj se unë prezantova ligjin dhe LSDM mbrojti ligjin në parlament më shumë se çdo kush tjetër dhe nuk do të lejojmë të kthehemi pas.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Osmani: Krijimi i kapaciteteve, deri në prill

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, thotë se ligji parashikon që të zbatohet brenda vitit, andaj, sipas tij, deri në prill është kohë e mjaftueshme që të krijohen kapacitete për zbatimin e ligjit në gjyqësor dhe institucione të tjera.

“Ne veç më kemi një zgjidhje se si do të zgjidhet kjo çështje. Në ligjin aktual ka një dispozitë kalimtare e cila thotë se duhet një vit që ligji të përshtatet me ligjet e tjera, pra deri në prill kemi edhe pesë muaj kohë të mjaftueshme që nuk obligon asnjë ndikim të ligjit ndaj gjyqësorit dhe lëndëve. Është kohë e mjaftueshme për hartimin e kapaciteteve të duhura.”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Ndërkohë që nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë amendamente për ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:13