Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Ligji për Nënshtetësi, Zaev: Brenda javës të kemi zgjidhje. ASh – Alternativa të tërheq amendamentet

Ligji për Nënshtetësi, Zaev: Brenda javës të kemi zgjidhje. ASh – Alternativa të tërheq amendamentet

Redaksia

Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëron takim brenda javës me opozitën shqiptare Aleanca –Alternativa për gjetjen e zgjidhjes afatgjate për propozim ligjin e nënshtetësisë, me qëllim të zhbllokimit të pakos së pestë të masave ekonomike.

Kryeministri thotë se paraprakisht do të konsultojë ministrat e kabinetit të tij qeveritar në marrjen e qëndrimit përfundimtar.

“Këtë javë do të mbajmë takim. Nesër mbrëma kam takim përfundimtar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe institucione të tjera përkatëse, që të konstatojmë atë që ishte obligim i yni nga takimi i parë, për pranimin e sugjerimeve nga dy partitë opozitare, Aleanca dhe Alternativa. Më pas, të mërkurën, të enjten apo të premten, ta caktojmë takimin, ku normalisht pres të gjejmë zgjidhje afatgjate për marrjen e shtetësisë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Kryeministri njëherit apeloi te opozita shqiptare që të tërheq amendamentet të cilat bllokojnë jetësimin e pakos së pestë ekonomike.

“Apeloj që tani të zhbllokojnë pakon e pestë, janë të vetëdijshëm për qasjen tonë në proces dhe pranimin e sugjerimeve, argumentet që u dhanë në tavolinë gjithsesi se janë të pranueshme, ata duhet të kuptojnë edhe argumentet e qeverisë. Me të vërtetë apeloj që të tërheqin amendamentet që të zhbllokohen të gjitha ligjet nga pakoja e masave për luftë kundër Kovid-19.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Javën e shkuar kryeministri Zaev takoi në kuvend deputetë të grupit parlamentar të opozitës shqiptare. Takimi u përmbyll me optimizmin e gjetjes së zgjidhjes në dy pista: në njërin grup do të jenë personat që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut dhe në grupin tjetër personat që kërkojnë të fitojnë shtetësisë në bazë të lidhjes së martesës apo arsye të tjera./Tvm2

Continue Reading

Previous: Ambasadorja e SHBA-së: Korrupsioni në Maqedoni ka rrënjë të thella, progresi dhimbshëm i ngadalshëm
Next: MPPS: Është në proces pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.