Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP STATIC
  • Ligji për pensionim të detyrueshëm bllokohet në Kuvend

Ligji për pensionim të detyrueshëm bllokohet në Kuvend

Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por është bllokuar me 400 – 500 amendamente nga opozita, tha sot ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Shahpaska ju bëri thirrje deputetëve edhe të pozitës edhe të opozitës ta tejkalojnë këtë situatë dhe të mundësojnë procesuimin e ligjit, veçanërisht pasi, siç theksoi, të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta dhe kanë të bëjnë vetëm me afatin kur vlen ligji.

“Njohuritë e mija janë se ligji ka arritur në lexim të dytë, por për të gjitha katër ligjet të cilat e rregullojnë pensionimin me 64 vjeç, ligjet për marrëdhënie pune, për nëpunës administrativë, për mbrojte shëndetësore dhe për arsim të lartë janë bllokuar nga opozita me 400 – 500 amendamente. Ju bëj thirrje deputetëve, si të pozitës ashtu edhe të opozitës të gjejnë zgjidhje dhe rezultat sepse njohuritë tona janë se të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta vetëm për zhvendosjen e afatit të vlefshmëritë. Të dakordohen edhe ky vendim ligjor të shtrohet”, theksoi ministrja.

Shahpaska përmendi edhe se vendimi ligjor është propozuar nga deputetë, ndërsa Ministria nuk merr pjesë në procedurën ligjdhënëse kuvendore.

“Në pajtim me vendimet ligjore të parapara, të gjithë qytetarët të cilët i kanë mbushur 64 vjeç dhe të cilët në pajtim me vendimin ligjor në fuqi deri në fund më 31 gusht 2020 kanë shtruar kërkesë për vazhdimin e jetëgjatësisë së tyre të punës vitin e ardhshëm do të vlejë marrëveshja për punë deri në skadimin e tij, më së voni deri më 31 dhjetor 2021. Kjo është dispozita e cila parasheh vendim ligjor i cili na u dha për shqyrtim nga deputetët”, sqaroi Shahpaska. 

 

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Djegia e flamurit bullgar në Vevçan, reagon Bullgaria
Next: Regjistrimi do të ketë tre kategori: Popullsia totale, rezidente dhe jorezidente

Të ngjashme

Branko-Azeski Azeski: Paratë e alokuara për arsimin duhet të rriten nga 3.5 në 5 përqind të Buxhetit

Azeski: Paratë e alokuara për arsimin duhet të rriten nga 3.5 në 5 përqind të Buxhetit

selmani Selmani: Zaev nxitoi me ofertën për qeveri të zgjeruar

Selmani: Zaev nxitoi me ofertën për qeveri të zgjeruar

5576878989-295376 Kush është konstruktiv dhe kush destruktiv në parlament?

Kush është konstruktiv dhe kush destruktiv në parlament?

TË FUNDIT

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

21-3 Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

4 “Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

“Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

3 Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

2 Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.