Ligji për PP, Zaev: Nuk ka amnisti të fshehur!

Ligji për PP, Zaev: Nuk ka amnisti të fshehur!

“Me këtë ligj garantohet që politikanët të mos bëjnë zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Tani ka ardhur kohë tjetër kur politikanët duhet t’i mbajnë duart larg gjyqësorit.

Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja nuk mbështeti këtë ligj por mbet peng i kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski”, tha Zaev, duke shtuar se tani në radhë është bashkimi Evropian.

“Ne premtimet tona i përmbushim, tani është radha që BE-ja të mbaj premtimin, është koha për datë për negociata dhe anëtarësim në BE”, tha Zaev dhe njëherit ju bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkëngjiten në marshin e nesërm në ora 18:00 para Kuvendit, nën moton të gjithë për drejtësi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Shkurt, 2020 15:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.