Ligji për PTHP-në, Zaev: Nuk ka ende përafrim qëndrimesh

Ligji për PTHP-në, Zaev: Nuk ka ende përafrim qëndrimesh

Kryeministri Zaev vazhdon të jetë optimist rreth sjelljes së Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, megjithëse pranon se nuk ka përafrim qëndrimesh mes palëve.

Zaev ripërsërit se Qeveria në këtë dialog ka qenë shumë fleksibil në pranimin e ideve të opozitës, por këtë gatishmëri nuk e ka parë tek VMRO, e cila, sipas Zaevit, çdoherë kanë kundërshtuar të gjitha ofertat e palës negociatore nga LSDM.

“Unë nuk jam i informuar për përafrim të qëndrimeve. Shpresoj të veprohet në këtë drejtim. Për mua 15 tetori nuk është vonë. Asnjëherë nuk është vonë për marrëveshjet me rëndësi për shtetin. Në disa raste kemi treguar fleksibilitet, kemi dhënë ide që në propozim të opozitës të vijë kryesuesi i Prokurorisë së re, por kemi dhënë edhe idenë se si të bëhet zgjidhja e tyre. Pastaj dhanë idenë që 0,4 për qind nga BPV të ndahet për gjyqësorin, ku kemi pranuar dy amendamente, por nuk guxojmë të lejojmë që të rrezikohet e ardhmja e lëndëve”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Mickovski për 24 Vesti: Grupet komunikojnë, por ende nuk kanë takime

Në një intervistë të fundit për 24 Vesti, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ka komunikim mes palëve edhe pse mungojnë takimet zyrtare. Por, mundësia për një marrëveshje eventuale është ende larg.

“Absolutisht se po. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por nuk kemi takime zyrtare. Komunikojmë përmes dokumenteve zyrtare që dërgohen nga dyja palët si propozime. Kjo është e gjitha. Nëse ka diçka konkrete do të njoftoheni. Ne nuk bëjmë takime të fshehta nëpër korridore”,- u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Opozita këmbëngul që teksti i Ligjit për Prokurorinë Publike të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, e kjo ka shkaktuar reagimin e LSDM-së e cila akuzon se me kërkesat e saj, VMRO vetëm se synon pengimin e sjelljes në kohë të ligjit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA