Ligji për regjistrimin e popullsisë votohet javën që vjen

FLAKA – Shkup, 17 Janar 2021 – LSDM thotë se me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët dhe shteti, ndërsa partia opozitare maqedonase përsëriti se po përgatit aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për ta anuluar këtë ligj.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se po përgatisin dokumente që duhet të çohen në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u zbatuar aksione për mbledhjen e nënshkrimeve në teren.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoikovski e përsëriti qëndrimin se ligji është pa metodologji dhe përmban indicie për operacion politik dhe jo statistikor, percjell Telegrafi.