Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:08

Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në një prononcim për televizionin “Telma”, ka kërkuar nga këshilltarët e rinj nëpër komuna që të respektojnë Kushtetutën si akt më të lartë juridik dhe që emri kushtetues, betimet, të vendosë emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, ai pranon se Ligji për Vetëqeverisje Lokale ende përmban emrin “Republika e Maqedonisë”. Për të bërë ndryshimet nevojiten një shumicë prej dy të tretash, gjë që aktualisht është e vështirë për t’u arritur.

“Dhe në ato betime thonë se do të udhëhiqen dhe do të punojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe në këtë rast ende pa filluar punën, shkelin Kushtetutën dhe kjo nuk është mirë.

Unë mund t’i inkurajoj më tej nëse duan të punojnë kështu, por le t’i kthejnë paushallin që do të marrin nga Maqedonia e Veriut, nëse janë kaq konsistent dhe duan të bëjnë diçka, le t’i kthejnë paushallin se nuk vijnë nga Republika e Maqedonisë por nga Maqedonia e Veriut”, thotë Milevski./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:08

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...