Lille e ndal AC Milanin, e mposhtë bindshëm në “San Siro”

Desk
By Desk November 5, 2020 23:11

Lille e ndal AC Milanin, e mposhtë bindshëm në “San Siro”

Lille ka bërë befasinë duke mposhtur në udhëtim AC Milanin, skuadër që nuk di për humbje në 28 ndeshjet e fundit.

Skuadra mysafire fitoi me rezultat bindës 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Një gabim nga Romagnoli në minutën e 22-të shkaktoi penallti për Lillen, të cilën e realizoi Yazici, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

I njëjti kompletoi het-trikun duke shënuar dy herë brenda tre minutave (55′, 58′) dhe duke ia dhënë goditjen e madhe “Rosonerëve”.

Pas kësaj fitore, Lille merr ‘timonin’ e grupit H me shtatë pikë, një më shumë se AC Milani./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 5, 2020 23:11