Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kritikuar qeverinë aktuale. Ai në emisionin “Prime” të RTK-së ka thënë se Kosova sot nuk ka nevojë për populizëm, por për burrështetas që e dijnë se çfarë dëshirojnë.
“Gjuha që flet sot Kosova me ndërkombëtarët nuk është gjuhë që po kuptohet. Po flasin me gjuhë të ndryshme. Mungon gjuha që duhet të flitet më aleatët tanë. Nisma tenton ta promovojë këtë frymë, frymën e dialogut të mirëfiltë”, ka thënë Limaj.
Sa i përket debatit rreth orientimeve politike partiake, Limaj thënë se ky është debat i madh.
“Është debat i madh orientimi politik, qëndra e majtë dhe qëndra e djathtë. Ne pretedojmë të jemi parti socialdemorkatike evropiane. Ne si vend duhet ta hapim debatin social dhe debatin politik racional. Duhet respektimi i të drejtave të njerëzve ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë dhe para ligjit. Sot Kosova e ka temë kryesore pozicionin e qartë gjeostrategjik dhe partitë nuk e kanë luksin të pozicionohet qartë ideologjikisht”, tha Limaj. /RTKLive/