Liria e medias, Çadikovski: Më mirë se vjet, më keq se në 2007

Redaksia
By Redaksia 19 Prill, 2019 18:59

Liria e medias, Çadikovski: Më mirë se vjet, më keq se në 2007

Maqedonia e Veriut është ngjitur për 14 vende më lartë në indeksin për lirinë e mediave “Reporterë pa kufij” dhe tani gjendet në vendin e 95 krahasuar me vitin 2018 kur mbante vendin e 109 në këtë rangim.

Megjithatë, vendi mbetet shumë larg nga pozita që kishte në vitin 2007, prandaj kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski, thotë se Qeveria, Kuvendi dhe gjykatat duhet të rikthejnë në vëmendje median dhe se procesi i reformave duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është mirë që ka përparim të caktuar, por po ashtu ne gazetarët jemi të vetëdijshëm a duhet të jenë edhe institucionet e tjera se ka edhe shumë punë për të bërë, që Maqedonia të marrë vendin e merituar në shkallën e gazetarisë në botë. Në vitin 2007 ishim në vendin e 37 në listën e “Reporterëve pa kufij”, tani jemi në vendin e 95, që është më mirë se vjet, por larg atij vendi që duam të kemi”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.

REFORMAT NË RTVM, EMERGJENTE

Pasqyrën e mediave në vend mund ta ndryshojë Servisi Publik, i cili duhet të jetë lokomotiva e reformave dhe pikë referimi për mediat e tjera. Prandaj, ShGM konsideron se reforma në RTVM është emergjente dhe se duhet të fillojë zbatimi i ligjeve, i cili parasheh zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Programor dhe menaxhment të ri si dhe program cilësor që do ta mëkëmbte RTVM-në.

“Edhe ne mendojmë se reformat në Servisin Publik ndoshta janë elementet më të rëndësishme që mund të përmirësojnë pasqyrën e gazetarisë. Që të ndodh kjo, fillimisht duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar, por ende nuk janë zbatuar e që nënkuptojnë zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Programor dhe menaxhment të ri në Servisin Publik. Kështu do të krijonte kushte për fillimin e reformave”,- theksoi kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.

Në krahasim me vendet tjera të Ballkanit, Maqedonia është në vendin e parafundit, para Bullgarisë, por mbas Sllovenisë, Greqisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë. (TVM2)

Redaksia
By Redaksia 19 Prill, 2019 18:59