Liria e mediave, përmirësohet gjendja në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut këtë vit ka shënuar ngjitje sa i përket lirisë së mediave në pesë vitet e fundit. Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur vendin në pozitën e 95 apo 14 vende më mirë se në të raportet e kaluara.
Megjithatë, sipas raportit Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet ndër të fundit krahasuar me vendet në rajon.
“Reporterë pa Kufi” e kritikojnë vendin për shkak të reformave të pa realizuara në veprimtarinë radiodifuzive. Në raportin e organizatës thuhet se përfaqësues të lartët ë pushtetit vazhdimisht fyejnë gazetarë në Maqedoninë e Veriut.