Lirman: BE dhe Bullgaria ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 10:56

Lirman: BE dhe Bullgaria ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Ministrja shtetërore e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Ana Lirman vlerëson se janë shumë pozitive dhe inkurajuese sinjalet e takimit të parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar, kryeministrit Kirill Petkov në Shkup.

Në një intervistë për Dojçe velen, Lirman shfaq shpresë se vendi së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në.

BE dhe Bullgaria, potencon ministrja, duhet ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ministrja gjermane e vizitoi Shkupin të hënën dhe ishte diplomati i parë i huaj i cili u takua me kryeministrin e ri Kovaçevski dhe me më shumë përfaqësues qeveritarë.

“Është sinjal i mirë ajo që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut dhe e Bullgarisë bënë lëvizje në mënyrë transparente. Shpresoj se temat bilaterale të cilat ekzistojnë në atë format bilateral së shpejti do të tejkalohen. Edhe për mua ishte shumë e rëndësishme vizita, pasi ka ndodhur menjëherë pas formimit të qeverisë së re dhe kjo ishte vizita e parë e kryeministrit të ri (në Maqedoninë e Veriut) dhe kjo tregon se sa janë të mira marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, që vizita ka ndodhur kaq shpejtë”, thekson Lirman për Dojçe velen.

Është e rëndësishme, shton, që kanë filluar bisedat me Bullgarinë dhe që po zhvillohen në formatin bilateral.

“Edhe nga Shkupi edhe nga Sofja kanë arritur sinjale pozitive, inkurajuese dhe ekziston vetëdije se është e rëndësishme sa më shpejtë të fillojnë negociatat inkuadruese me BE-në”, thekson ministrja.

Pyetjes për t’i komentuar kritikat e kryeministrit bullgar Petkov pas kthimit në Sofje dhe gatishmërisë së Gjermanisë për t’i mbështetur negociatat midis dy vendeve, Lirman thotë se procesi duhet të jetë bilateral por se interesimi i qeverisë së re bullgare duhet të jetë në fokusin e prioriteteve vendore.

“Është e rëndësishme të gjithë ne si BE – ndërsa këto bën pjesë edhe Bullgaria – ta mbajmë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm që ta mbështesim këtë proces, në pjesën më të madhe bëhet fjalë për proces bilateral. Mendoj se edhe për qeverinë e re bullgare prioritet është të vazhdojë me agjendën reformuese personale dhe se ekziston dëshirë historia t’u lihet historianëve”, thotë Lirman,

Lirman, i cili erdhi në funksion pas formimit të qeverisë së re gjermane në dhjetor të vitit të kaluar, thotë në intervistën për Dojçe velen se jo rastësisht e ka zgjedhur Shkupin dhe Tiranën si adresa për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit, ndërsa qëllimi ka qenë të dëshmohet përkushtim i qeverisë së re gjermane në perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 10:56

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare