Lirohen 10 000 të burgosur në Afganistan për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Lirohen 10 000 të burgosur në Afganistan për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Autoritetet njoftuan sot se do të lirojnë deri në 10 000 të burgosur brenda dhjetë ditëve në vazhdim.

Ky vendim u mor si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri në këtë vend, ku infrastruktura shëndetësore po dështon pas katër dekadash luftë.

“Të burgosurit që do të përfitojnë do të jenë gra, fëmijë, të sëmurë rëndë dhe ata mbi 55 vjeç”, deklaroi avokati i përgjithshëm, Farid Hamidi.

Sipas Hamidi-t, masa, e marrë me dekretin presidencial të lëshuar sot, nuk është për ata që kanë kryer krime kundër sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 20:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.