Lirohet në shtëpi foshnja 5 muajshe, ishte infektuar me coronavirus

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 20:10

Lirohet në shtëpi foshnja 5 muajshe, ishte infektuar me coronavirus

Është liruar në shtëpi foshnja 5 muajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës, e cila u trajtua në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me Coronavirus.

Foshnja tashmë është në shtëpi dhe gjendja e saj është stabile.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

“Sot gjatë ditës Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, na ka informuar se gjendja e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është mirë dhe ajo është liruar nga Klinika Infektive për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe personat e tjerë, duhet të qëndrojnë në vetizolim dhe t’i respektojnë të gjitha udhëzimet nga organet kompetente deri të shërohen nga ky virus”, ka thënë Rashiti.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 20:10