Lista e institucioneve shtetërore që do të shfuqizohen do të jetë gati në dhjetor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 20:25

Lista e institucioneve shtetërore që do të shfuqizohen do të jetë gati në dhjetor

Lista e institucioneve shtetërore, agjencive dhe inspektorateve që do të shfuqizohen ose bashkohen për shkak të mbivendosjeve të kompetencave do të jetë gati në dhjetor. Deri më tani, nuk ka ndonjë shifër zyrtare për sa institucione bëhet fjalë dhe sa punonjës kanë. Profesionalizimi i administratës, futja e një sistemi për vlerësimin e punës së institucioneve shtetërore dhe një katalog i vendeve të punës janë pjesë e përparësive në mandatin e ardhshëm të Ministrit të Shoqërisë së Informacionit, Jeton Shaqiri, përcjell FLAKA.

Institucionet shtetërore do të shfuqizohen dhe bashkohen sepse ata kanë të njëjtat kompetenca ose detyra të njëjta, konfirmoi Ministri i Shoqërisë së Informacionit Jeton Shaqiri, pasi paraprakisht Zëvendës Kryeministri për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Lupço Nikollovski njoftoi atë. Saktësisht sa institucione shtetërore do të mbyllen, sa të punësuar kanë dhe sa barrë përfaqësojnë në Buxhet, deri më tani nuk ka asnjë informacion nga dy ministrat. E vetmja kornizë e përafërt kohore, sipas së cilës, lista e institucioneve që do të “qëllohen” do të jetë gati në dhjetor.

Dixhitalizimi i informacionit dhe azhurnimi i portalit për shërbime elektronike, Ministri Shaqiri renditi si përparësi në mandatin e tij katër vjeçar.

Gjatë mandatit të tij katër vjeçar, Shaqiri deklaroi se do të punonte në profesionalizimin e administratës, duke prezantuar një sistem për vlerësimin e punës së institucioneve shtetërore, një katalog punësh që do të barazonte pagat e punonjësve. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 20:25