Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • Lista zgjedhore, KShZ: Qytetarët të kontrollojnë të dhënat

Lista zgjedhore, KShZ: Qytetarët të kontrollojnë të dhënat

Redaksia

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka ftuar edhe njëherë qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre personale në Listën e Votuesve përmes ueb faqes së tyre, por po ashtu kanë shprehur rezervat e tyre me ndryshimet të cilat duhet të realizohen në sistemin zgjedhor, pastrimin e listave zgjedhore. Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Aleksandar Dashtevski, koha është e shkurtë që të realizohen të gjitha këto ndryshme, por duhet angazhim i fuqishëm që të arrihen të mbarohen të gjitha këto përgjegjësi, por Dashtevski po ashtu potencoi se është në pritje të vendimeve të Kuvendit.

“Ne presim që të na informojmë me zgjidhjen e cila do të kalojë e më pastaj e njëjta kalojë në Gazetën Zyrtare dhe ne menjëherë e fillojmë procedurën, por deri në këtë moment nuk kemi asgjë konkrete. Afati është i shkurtë por ajo është detyrim ligjor dhe ne obligimet tona duhet ti përfundojmë.”,- tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Mariciq: Po shqyrtohet mundësia për lista të hapura

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka sqaruar se ka disa procedura të cilat duhet ndjekur për listën zgjedhore, por sipas tij duhet të shihen edhe modeli zgjedhor edhe mundësia e listave të hapura.

“Diskutimet politike rreth modelin zgjedhor përfshirë këtu edhe listat e hapura, ndryshimet eventuale në çështjen e realizimit të zgjedhjeve lokale por edhe parlamentare janë, janë çështje që korrespondojnë me rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR së bashku me nivelin e marrëveshjeve politike mund të priten të sillen diku kah muaji maj.”,- theksoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariciq.

Azhurnimi i listës zgjedhore është obligimi i parë i KShZ-së, dhe për këtë qëllim KSHZ ka realizuar edhe një video spot ku i fton qytetarët që t’i azhurnojnë të dhënat e tyre.

“Në lidhje me listën zgjedhore në si KSHZ dëshirojmë ta informojmë opinionin se në bazë të ligjit për zgjedhjet azhurnimi i listës bëhet katër herë në vit. Është e rëndësishme që qytetarët të dinë që ka transparencë të madhe dhe të përfshihen aktivisht në verifikimin e vazhdueshëm të të dhënave të tyre. Për atë qëllim, për herë të parë me qëllim të rritjes së informacionit, transparencës dhe rregullave, ne bëmë një video spote televizive që do të shfaqet në media.”,- u shpreh anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Njëherit u miratuan rregulloret për procedurat për azhurnimin e listës së zgjedhësve. Azhurnimi bëhet sipas detyrës zyrtare, me kërkesë të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të shpallura, përkatësisht referendumit. Azhurnimet e rregullta ligjore kryhen në shkurt, maj, shtator dhe dhjetor, dhe të dhënat merren nga Ministria e Brendshme. Anëtarët e KShZ-së gjithashtu miratuan një procedurë për procedurat për dhënien e kontratave të prokurimit publik dhe zbatimin e tyre, si dhe ndryshimin e Planit Vjetor të Prokurimit Publik./Tvm2

Continue Reading

Previous: Maksuti: Regjistrimi mund të shtyhet me një amendament
Next: Ministria e Shëndetësisë: Kapacitetet e spitaleve janë rritur për 50%

Të ngjashme

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Redaksia
covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Redaksia
MKD-testime-covid-19-780x470 Në qendrat Covid ka edhe 340 shtretër të lirë

Në qendrat Covid ka edhe 340 shtretër të lirë

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.