Liverpool dhe Southampton vazhdojnë garën për Rashicën

Desk
By Desk May 7, 2020 23:10

Liverpool dhe Southampton vazhdojnë garën për Rashicën

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica është në fokus të Liverpoolit, Southamptonit dhe RB Leipzig.

Kurse sipas raportimeve të mediave gjermane dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Southampton janë në garë për transferimin e kosovarit.

Mirëpo edhe përkundër këtyre interesimeve, dëshira e Rashicës siç duket nuk është të luaj në Angli, transmeton Indeksonline.

RB Leipzig po shihet si pretendenti kryesor për transferimin e futbollistit kosovar.

Desk
By Desk May 7, 2020 23:10