Liverpool – PSG, sulmohet Neymar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 20:11

Liverpool – PSG, sulmohet Neymar

Neymar kritikohet ashpër nga mediat franceze për paraqitjen e tij ndaj Liverpoolit.

PSG ka pësuar humbjen e parë në Champions League kundër Livepool me rezultat 3-2.

Për këtë ndeshje duket se mediat franceze e kanë gjetur njërin nga fajtorët.

Bëhet fjalë për yllin e skuadrës, Neymar i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë ndeshje.

Braziliani humbi shumë topa dhe nuk dha asgjë nga ato që jemi mësuar të shohim në fushë.

Shumica e gazetave në Paris shkruajnë se ai ishte një hije e vetvetes në fushë, transmeton “Albeu”.

Neymar tashmë duhet të tregojë se ai di të marrë përgjegjësi, gjendje e krijuar kryesisht pas Botërorit por edhe gjatë tij.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 20:11