Liverpooli demolon në udhëtim Atalantan, Jota realizon het-trik

Desk
By Desk November 3, 2020 23:05

Liverpooli demolon në udhëtim Atalantan, Jota realizon het-trik

Liverpooli ka triumfuar me rezultat bindës 0 – 5 në udhëtim të Atalanta.

“Reds” ishin në top formë, derisa ylli i ndeshjes ishte Diego Jota që realizoi het-trik.

Portugezi realizoi dy herë në pjesën e parë (16′, 33′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, ishte Mohamed Salah që trefishoi rezultatin (47′), kurse pas katër minutave Sadio Mane shënoi golin e katër për mysafirët.

Por, kjo nuk mbaroi me kaq, pasi Jota në minutën e 54-të arriti të kompletoi het-trikun.

Pas kësaj fitore, Liverpooli mban kreun me nëntë pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e tretë me katër sosh./Lajmi.net.

Desk
By Desk November 3, 2020 23:05