Lluka: Kosova u trajtua si shtet i barabartë në Beograd

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:34

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për “roaming” e cila u nënshkrua midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, Kosova është trajtuar e barabartë me shtetet tjera.

Në një lidhje direkte nga kryeqyteti serb për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar kjo marrëveshje e arritur do të fillojë të implementohet nga data 1 korrik e këtij viti.

“Është një marrëveshje e arritur midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të fillojë të implementohet nga korriku i këtij viti. Më 1 korrik do të kemi çmim prej 0.19 cent në minutë, kurse 0.6 centë për sms. Ndërsa në vitin 2021, kjo marrëveshje do të zbatohet në tërësi”.

“Ne kemi për model Bashkimin Europian, ku implementohet një marrëveshje e ngjashme sikur kjo e nënshkruar në Beograd”.

“Është me rëndësi të kuptohet se taksa ndaj Serbisë nuk është një taksë që ka ndodhur në mënyrë të paplanifikuar”.

“Ne kemi disa marrëveshje të nënshkruara dhe që nuk janë impelemtuar nga ana e Serbisë. Kjo na shkakton neve një dëm prej 25 milionë eurosh në vit”.

“Pastaj është edhe lobimi i vazhdueshëm i Serbisë ndaj Kosovë, siç kanë qenë rastet ku ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO”.

Ministri Valdrin Lluka i është kundërpërgjigjur edhe Kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se Serbia do ta dërgojë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës së Kosovës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

“Mendoj se taksa ndaj Serbisë është bërë në përputhshmëri me disa nene të CEFTA-s. Serbia ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, mirëpo ne i dimë arsyet e vendosjes së taksës”.

“Ishte një lajm shumë i mirë fillimisht kur e nënshkruam marrëveshjen e ‘roamingut’, sepse Kosova ishte e barabartë. Prej momentit kur kam hyrë në territorin e Serbisë ka qenë një pritje shumë korrekte. Mund të them se deri më tash ka qenë pozitive”.

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:34