LOE dhe Fondi Inovativ, kompanitë inovative shënojnë rritje më të lartë

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:14

LOE dhe Fondi Inovativ, kompanitë inovative shënojnë rritje më të lartë

Qasja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme deri te instrumentet financiare është tejet e rëndësishme, sidomos për industritë inovative. Lidhja e Odave Ekonomike dhe Fondi i Inovacioneve theksojnë se inovacionet janë parakusht për zhvillim ekonomik afatgjatë.

“Është shumë me rëndësi që kompanitë vendore të investojnë në inovacione për vetë kompanitë dhe konkurueshmërinë e tyre. Kompanitë inovative shënojnë 15 për qind rritje sa i përket shitjes, 8 për qind rritje në produktivitet, konkurueshmëri dhe rritjen e pagave”,- tha Gabriella Kolebanova nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Për fitimin e grandeve për komercializim të inovacioneve nga Fondi i Inovacioneve, vitin e kaluar ka pasur rreth 300 aplikues, 150 prej të cilëve kanë përfituar mjete. Këtë vit interesimi është rritur.

“Informacionet e fundit flasin se kemi mbi 500 kompani të cilat janë regjistruar dhe kanë tërhequr formularët për t’u paraqitur në thirrjen e shpallur para dhjetë ditësh dhe do të zgjasë deri më 15 maj”,- u shpreh drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski.

Pjesa më e madhe e kompanive që përfitojnë mjete për kofinancim janë kompanitë IT, që përbëjnë rreth 60%, ndërsa 40% janë nga sferat e ndërtimtarisë, energjetikës, ambientit jetësor, mjekësisë dhe sfera tjera.

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:14