LOEM: Gratë të diskriminuara në tregun e punës

Desk
By Desk March 6, 2020 19:25

LOEM: Gratë të diskriminuara në tregun e punës

Burrat dominojnë tregun e punës nëpër të gjitha industritë në vend, ndërsa pozitat udhëheqëse që kanë ato lënë për të dëshiruar. Kjo u theksua në vigjilje të 8 marsit, në diskutimin e Lidhjes së Odave Ekonomike. Ata konstatuan se diskriminimi i grave është më i pranishëm në zonat rurale.

“Hendeku momental mes burrave dhe grave në tregun e punës është kështu siç vijon, burrat janë të përfaqësuar në tregun e punës me 60 për qind, ndërsa gratë janë nën 40 për qind. Pozicionimi në pozitat e larta dallon shumë mes sektorit privat dhe atij publik. Për dallim nga sektori privat në atë publik ekzistojnë kuota.”,- deklaroi nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Gabriela Kulebanova.

“Gratë nga mjediset rurale përballen me një numër të madh sfidash, e ato janë përjashtimet sociale, diskriminim gjinor, mosshpërndarje të drejtë të të ardhurave, dominim të normave tradicionale, largim nga pasja e të drejtës për pronësi të tokës e kështu me radhë.”,- tha kryetarja e Federatës Nacionale të Fermerëve, Vaska Mojsovska.

Nga Shoqata e Grave në Biznes porosisin që të gjitha institucionet të përgatisin të dhëna të sakta në lidhje me përfaqësimin gjinor.

“Në asnjë institucion nuk përgatisin statistikat gjinore dhe ne në planin aksional po edhe Qeveria deri tek të gjitha institucionet ka dorëzuar shkresë për të pasur një pasqyrë të saktë të të dhënave, sepse shpeshherë na ndodh që strategjitë në këtë drejtim të hartohen nga të dhëna të gabuara.”,- tha kryetarja e Shoqatës së Grave në Biznes, Valentina Disoska.

Barazia midisi burrave dhe grave në tregun e punës është edhe një nga parimet themelore që kërkohet nga Bashkimi Evropian, porosisin nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Desk
By Desk March 6, 2020 19:25