Londra mbetet e përkushtuar në mbështetjen e agjendës reformuese të vendit

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:09

Londra mbetet e përkushtuar në mbështetjen e agjendës reformuese të vendit

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov u takua sot me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rejçell Gallouej, e cila theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në agjendën e saj reformuese në fushat kyçe.

“Zbatimi i reformave që synojnë përshpejtimin e procesit të integrimit në BE është i lidhur ngushtë me përparësitë e Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë e Veriut në dritën e zhvillimit ekonomik, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, përmes projekteve të përbashkëta”, tha Dimitrov.

Siç kumtoi Sektori për çështjet evropiane, në atë kontekst bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme do të qaset drejt koordinimit të forcuar të komunitetit të donatorëve dhe faktorëve tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit tonë deri më tani, veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen në trajtimin e krizës së shkaktuar nga KOVID 19.

Gjatë bisedës, Dimitrovi riafirmoi angazhimin e tij për të përmbushur detyrimet tona që vijnë nga anëtarësimi në NATO, shtohet në kumtesë.

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:09