LSDM: Akoma është herët për zgjedhje

Desk
By Desk April 27, 2020 19:29

LSDM: Akoma është herët për zgjedhje

Lupço Nikollovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së vlerësoi se për partinë e tij është akoma herët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke i dhënë prioritet shëndetit të qytetarëve.

Ai theksoi se akoma është herët edhe për një takim të liderëve te presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

“Ne jemi fokusuar në mbështetjen e institucioneve në luftën kundër virusit korona. Masat për menaxhimin me virusin korona po japin rezultate dhe kjo është e mirë”, deklaroi Nikollovski.

Ai vlerësoi se në momentin kur do të kemi kontroll të plotë ndaj virusit korona, do të diskutohet për zgjedhjet dhe takimin e liderëve.

“Vlerësojmë se është akoma herët për zgjedhje dhe për takimin e liderëve te presidenti Pendarovski”, deklaroi Nikollovski./GazetaExpress/

Desk
By Desk April 27, 2020 19:29