LSDM aktivizon “ekipet për fitore në zgjedhje”

Redaksia
By Redaksia 22 Shtator, 2023 07:44

LSDM aktivizon “ekipet për fitore në zgjedhje”

Ekipet për fitore në Njësinë Zgjedhore 5 po përgatiten për aktivitetet e radhës me qytetarët, njoftoi mbrëmë ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila së bashku me ministren e ekologjisë takuan anëtarët e LSDM, përcjell Flaka.

“Sonte, së bashku me Kaja Shukovën si koordinatore të ekipit që fiton në njësinë zgjedhore 5 dhe anëtarëve, vendosëm detyra të reja dhe përcaktuam aktivitetet e mëposhtme në terren. LSDM është gjithmonë krah për krah me qytetarët, dëgjojmë kërkesat e tyre dhe së bashku krijojmë politika që sjellin kushte më të mira jetese dhe mirëqenie. Së bashku me qytetarët, të bashkuar dhe me të njëjtin synim, vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të mirë, më të bukur dhe të sigurt”, njoftoi ajo dje në mbrëmje duke përdorur hashtagun krah për krah.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, ky kuvend ka mandat deri në vitin e ardhshëm në shtator, që do të thotë se ekipet e LSDM-së nisin fushatën një vit para zgjedhjeve. Flaka

Redaksia
By Redaksia 22 Shtator, 2023 07:44