LSDM: Anëtarësimi në BE është alternativa e vetme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 11:17

LSDM: Anëtarësimi në BE është alternativa e vetme

LSDM-ja pushtetare përmes një kumtese për media ka bër me dije se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përpos anëtarësimit në BE, duke numëruar arritjet dhe të mirat që i vijnë qytetarëve nga eurointegrimi.

“E ardhmja e Maqedonisë është evropiane dhe nuk ka rrugë tjetër, anëtarësimi në BE është alternativa e vetme, për vendin, për standard më të mirë të jetesës së qytetarëve, për mundësi më të mira për të rinjtë. LSDM-ja për vetëm pak vite arriti ta rrisë pagën minimale nga 8.000 denarë në 21.000 denarë, ndërsa pagën mesatare në 36.000 denarë. Me anëtarësimin në BE, pagat do të jenë shumë më të larta. Shtetet që i janë bashkuar Unionit, në 5 vitet e para, kanë deri në 100 për qind rritje të pagave të punëtorëve të tyre. LSDM arriti të sigurojë hyrje rekord të investimeve të huaja direkte prej 753 milionë euro për një vit, ato do të jenë edhe më të mëdha me anëtarësimin në BE. Për fermerët dhe kompanitë hapet një treg deri në 500 milionë banorë dhe akses në fonde të ndryshme dhe të mëdha për mbështetje financiare, të cilat do të jenë 11 herë më të mëdha se mbështetja aktuale nga BE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 11:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.