LSDM dhe BDI përshëndesin kryeminin me OSBE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Janar, 2023 11:59

LSDM dhe BDI përshëndesin kryeminin me OSBE

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë.

BDI vlerëson se ky është suksesi i madh i vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet.

Maqedonia e Veriut deri më tani shpesh herë e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe udhëheqjes demokratike, i realizon qëllimet e veta si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Që nga 1 janari, vendi ynë ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, organizatës më të madhe të sigurisë në të cilën janë anëtarë 57 shtete, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë. Ky është një nga sukseset më të mëdha të diplomacisë maqedonase”, njoftoi LSDM në pushtet.

Nga kjo parti theksojnë se “në vitin 2023, kur bota është ende në një periudhë delikate për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, është shteti ynë maqedonas ai që do të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror”.

“Nëse deri para disa vitesh qëndronim jashtë dhe prisnim vendimet për të ardhmen tonë, sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore dhe vendosim vetë jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e botës. Falë fitoreve diplomatike të qeverive të udhëhequra nga LSDM-ja, sot jemi shtet i respektuar, mik dhe partner i botës demokratike”, thuhet në komunikatën e partisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Janar, 2023 11:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare