LSDM: Edhe ata 45 të pranishëm në protestë nuk kanë besim te Mickoski

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 21:12

LSDM: Edhe ata 45 të pranishëm në protestë nuk kanë besim te Mickoski

Sonte, me të ashtuquajturën protestë, u bë më se e qartë se Hristijan Mickoski nuk i beson askush në parti, as ata që janë 45 të pranishëm në qendër të Shkupit, reagojnë nga LSDM-ja te Zoran Zaev, përcjell FLAKA.

“Qytetarët e dinë mirë se çfarë është e vërtetë dhe kush po lufton për të ardhmen maqedonase, kush e mbrojti identitetin maqedonas në negociatat më të vështira në historinë e vendit dhe kush punon kundër interesave të shtetit, siç ka bërë Mickoski për tre vjet. Kjo është arsyeja pse publiku nuk e mbështet atë dhe Mickoski përjeton debakle në çdo protestë, prandaj ai u ndëshkua nga qytetarët dhe kjo është arsyeja pse ai do të qëndrojë në opozitë për një kohë të gjatë. Pas dy shytave nga jashtë, Mickoski mori një shuplakë nga populli maqedonas”, lexohet në reagimin e partisë në pushtet. FLAKA

 

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 21:12