LSDM flet për gjyqëson e korruptuar, VMRO-DPMNE për ajrin e ndotur

LSDM flet për gjyqëson e korruptuar, VMRO-DPMNE për ajrin e ndotur

VMRO-DPMNE-ja 11 vite e mbante shtetin të robëruar dhe e rrënoi sistemin juridik, regjim – asnjëherë më! 11 vite politikat destructive dhe shkatërrimtare të VMRO-DPMNE-së e izoluan dhe e robëruan shtetin përmes rrënimit të sistemit juridik dhe poshtërim të qytetarëve, kumtuan nga LSDM 

VMRO-DPMNE-ja, thonë nga atje, 11 vite në mënyrë sistematike i shkelte të drejtat dhe liritë njerëzore, kryente presione ndaj medieve dhe gazetarëve, ndërsa institucionet i shndërroi në bashkëpunëtorë partiakë.

“Mbetjet nga shteti i shoqëruar ende  janë të pranishme në sistemin e gjyqësorit. Kjo duhet të ndërpritet menjëherë! LSDM-ja si parti përgjegjëse i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të fillojë procedurë për kontrollim të pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë, ndërsa Këshilli Gjyqësor duhet ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve. Qytetarët duhet ta dinë kush ndikon ndaj gjykatësve dhe se pse disa dhjetëra lëndë ishin ruajtur si të përfunduara dhe kishin mbetur në sirtarët e ish kryetarit të Gjykatës Supreme?”, pyesin nga LSDM.

Shtetit dhe qytetarëve, thonë nga atje, iu nevojitet gjyqësor i cili do të sjellë ndërsa nuk do të pengojë drejtësinë.

“Për këtë qytetarët qartë e dinë dallimin mes koncepteve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe do të votojnë për drejtësi në vend se për padrejtësi. Qytetarët do të votojnë për progres, zhvillim dhe integrim në shtet ligjor. Jemi në rrugë të drejtë. Në këtë rrugë duhet ta përfundojmë luftën për drejtësi. Këtë e presin të gjithë, këtë ia kemi borxh opinionit dhe këtë bashkë me qytetarët do ta sigurojmë. Më 12 prill qytetarët në mënyrë masive do të konfirmojnë se jemi në rrugë të drejtë dhe qartë do të porosisin regjim – asnjëherë më”, kumtuan nga Qendra për Komunikime me Publikun në Lidhjen  Socialdemokrate e Maqedonisë.

Dhe sakohë që LSDM flet për gjyqësorin, VMRO-DPMNE përmes një kumtese ka ndaluar tek ajri i ndotur.

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Shkupi po ngulfatet ndërsa Maqedonia po fundoset në tym”.

Zoran Zaev, sipas VMRO-DPMNE -së, në vend se të kujdeset për qytetarët ai po kujdeset për oligarkinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Niveli i ndotjes së ajrit me kancerogjenët PM10 është 15 herë mbi të lejuarën. Shkupi, Manastiri, Strumica, Kumanova, Tetova dhe Kavadari po fundosen në ajër tv papastër ndërsa qytetarët po i mbushin spitalet”, shprehen nga VMRO-DPMNE .

Nga VMRO-DPMNE thonë se për t’u mbrojtur qytetarët nevojitet zbatimi i tre masave edhe atë: transporti falas në autobusë publikë derisa ndotja e ajrit të normalizohet, mbikëqyrje inspektoriale dhe mbyllje për të gjithë që ndotin dhe lirimi nga puna të njerëzve mbi 60 vjet, të sëmurë kronik dhe gratë shtatzëna.

“Këto masa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov duhet t’i pranojnë menjëherë. Paaftësia e tyre dhe marrëdhnia injorante na solli këtu. Nevojitet veprim i menjëhershëm”, shprehen nga VMRO-DPMNE.   Flaka

 

Driton Zenku
nga Driton Zenku 19 Dhjetor, 2019 11:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA