LSDM: Gënjeshtra janë pretendimet e VMRO-DPMNE-së për shok çmime

Desk
By Desk April 21, 2020 19:45

LSDM: Gënjeshtra janë pretendimet e VMRO-DPMNE-së për shok çmime

VMRO-DPMNE sot edhe një herë tregoi se për të nuk është e rëndësishme të merret me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të koronavirusit, por vetëm përpiqet të fiton disa pika politike plus me vuajtjet e qytetarëve.

Nëse paraprakisht nga pallati i bardhë gënjenin se kishte vetëm 100 teste për koronavirus, nëse ata gënjenin se 140,000 qytetarë humbën punën e tyre gjatë kësaj periudhe, sot gënjejnë në pretendimin se do të ketë shok të çmimeve dhe inflacionin dhe po përpiqen dëshpërimisht të sjellin ankth në opinion.

Në rast kur çmimi me pakicë i shitjes së karburanteve është ulur për 20 denarë, ndërsa në pajtim me ngjarjet botërore ende po ulet, akciza shtesë nuk do të thotë ngarkesë financiare shtesë për qytetarët dhe ekonominë.

Rritja e akcizës së karburanteve është e përkohshme dhe do ta ndjek uljen edhe të çmimit të naftës në bursat botërore, gjegjësisht nëse çmimi i naftës po rritet, atëherë akciza shtesë do të ulet.

Qytetarët të qëndrojnë të qetë, nuk do të ketë shok të çmimeve dhe inflacion siç pretendon të gënjejë VMRO-DPMNE.

Desk
By Desk April 21, 2020 19:45