LSDM: Gjuha dhe identiteti maqedonas mbesin të njohura

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 19:28

LSDM: Gjuha dhe identiteti maqedonas mbesin të njohura

Pse vetëm VMRO-DPMNE-së i pengon ajo që identiteti maqedonas është njohur nga tërë bota? Çka ka VMRO-DPMNE-ja kundër hyrjes në BE dhe në NATO me gjuhën dhe identitetin e mbrojtur dhe të garantuar maqedonas?, pyet LSDM-ja përmes kumtesës dërguar mediave.

Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë qartë i definon terminet maqedon, maqedone, e Maqedonisë, i Maqedonisë dhe përherë i mbron identitetin, gjuhën dhe veçantinë maqedonase që askush më të mos mund t’i mohojë ose t’i kontestojë.

Është koha që matricën e përhapjes së lajmeve të rreme, VMRO-DPMNE-ja ta zëvendësojë me mbështetje të sinqertë, përgjegjëse, shtetformësi për ardhmërinë e Maqedonisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO dhe sukses në referendumin e ardhshëm.

“Jemi këtu për t’i ndihmuar Hristian Mickoskit që të krenohen, të mendojnë dhe të sjellin qëndrim për referendumin, për ardhmërinë. Qytetarët janë të vendosur dhe fuqishëm të përcaktuar PËR Maqedoninë evropiane. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski kanë mjaftë kohë të përfshihen ndaj shumicës së qytetarëve dhe të japin mbështetje në proceset që çojnë në BE dhe në NATO”, thuhet në kumtesë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 19:28