LSDM humbi nga LSDM në tri komuna

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:45

LSDM humbi nga LSDM në tri komuna

Kumanovë, Debarcë dhe Shuto Orizarë. Në këto komuna fituan kandidatët që u bënë kryetarë komunash në vitin 2017 si kandidatë të LSDM-së. Në këto zgjedhje, LSDM-ja vendosi të mos t’i kandidojë, prandaj kandiduan si të pavarur ose nga partia tjetër. Me këtë LSDM i humbi këto tri komuna, përcjell FLAKA.

Në Kumanovë është e njohur situata me Maksim Dimitrievskin, anëtar i LSDM-së, i cili pas përplasjeve të brendshme partiake nuk u propozua nga partia e tij amë. Ai vendosi të dalë në zgjedhje si i pavarur dhe mundi kandidatin e LSDM-së, Oliver Ilievski.

Në komunën e Shuto Orizarë, Kurto Dudush fitoi mandatin e dytë. Nëse në vitin 2017 ka fituar mandatin e parë si kandidat i LSDM-së, në këto zgjedhje ka qenë kandidat i koalicionit DOM/LDP. Në raundin e dytë, Dudush mundi kandidatin e LSDM-së, Ferat Asan.

Komuna e tretë në të cilën LSDM, me kusht, humbi nga LSDM-ja, është Debarca. Zoran Nogaçeski, i cili ishte kandidat i pavarur në këto zgjedhje, fitoi mandatin e dytë atje. Mandatin e parë e fitoi në vitin 2017 me LSDM-në, por për shkak të mbështetjes së protestës qytetare kundër deponisë që do të ndërtohej në fshatin Godivje dhe “mosbindjes” që tregoi, partia zgjodhi një kandidat tjetër. Në raundin e dytë, ai kandidat, Igor Krcoski, u mund nga i pavaruri Nogaçeski. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.