LSDM: Inflacioni në vend është frenuar, po rriten pagat dhe pensionet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2023 13:44

LSDM: Inflacioni në vend është frenuar, po rriten pagat dhe pensionet

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë kryetari i tyre, njëherë edhe kryeministër i vendit, Dimitar Kovaçevski ka arritur ta shpëtojë ekonominë e vendit.

Nga kjo parti thonë se për momentin inflacioni në vend është frenuar ndërsa pagat dhe pensionet janë rritur.

“Kryetari i LSDM-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski arriti ta shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë, e cila me shpejtësi po rimëkëmbet nga kriza. Inflacioni është frenuar, me masat e përgjegjshme dhe efikase të politikës së Kovaçevskit për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit, janë ulur çmimet e bukës, makaronave, qumështit, mishit dhe vezëve. Me LSDM rriten pagat dhe pensionet. Paga minimale nga muaji mars është rritur në 20.175 denarë. Në vazhdimësi ka shënuar rritje që nga viti 2017, kur ishte 8900 denarë, ndërsa në disa sektorë vetëm 6000 denarë. Pensionistët me pensionin e marsit marrin rritjen më të lartë të pensionit historikisht prej 8,4 për qind, që e rrit pensionin mesatar nga 17.666 denarë në 19.150 denarë. Paga mesatare në vend për pesë vite është rritur për 44 për qind dhe tani është rreth 34.000 denarë”, thonë nga LSDM.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2023 13:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare