LSDM-ja vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit shkollor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 17:43

LSDM-ja vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit shkollor

Në kohën kur përballemi me pandeminë e virusit korona, kushtet specifike në të cilat realizohet procesi arsimor, parashtrohen pyetje të caktuara për të cilat me kohë duhet të sillen vendime adekuate.

Më lejoni ta bëj të ditur qëndrimin e LSDM-së rreth mbajtjes së maturës shtetërore.

LSDM-ja vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit shkollor.

Kërkojmë heqjen e maturës shtetërore për këtë vit shkollor, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor, të shkaktuara nga masat mbrojtëse kundër virusit korona.

Të gjithë nxënësit duhet të lirohen nga matura shtetërore, ndërsa fakultetet ku do të ketë konkurrencë për regjistrim, përzgjedhjen do ta bëjnë përmes provimit pranues.

Në këtë mënyrë do t’i mbështesim nxënësit, maturantët, duke i pasur parasysh kushtet specifike në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe duke pasur kujdes për shëndetin e tyre.

Vlerësojmë se ky është vendimi më i duhur duke pasur parasysh të gjitha aspektet e krizës nga virusi korona për të cilën presim që të prononcohen edhe institucionet kompetente.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 17:43