LSDM: Kaosi në qytet paaftësia e VMRO-DPMNE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 19:33

LSDM: Kaosi në qytet paaftësia e VMRO-DPMNE-së

Kaosi në qytet pershkak transportin publik është paaftësia e VMRO-DPMNE-së, thotë Nikolla Belimov nga LSDM. Ai bëri thirrje kryetares Arsovska dhe shumicës në Këshillin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE që urgjentisht të marrin masa dhe menjëherë të tejkalohet kjo gjendje katastrofike. Belimov tha se Shkupi për herë të parë në histori mbetet pa transport publik.

“Mëngjesin e sotëm kaosi në trafik ka arritur kulmin nga paaftësia e pushtetit të qytetit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Transporti publik është në kolaps, dhe ndërmarrjet e tjera publike janë gjithashtu në kaos. Studentët sot nuk arritën dot në fakultete me kohë, studentët nuk arritën dot në mësim, për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së. Shkupi për herë të parë në histori mbeti pa transport publik dhe sot jemi dëshmitarë të kaosit total të trafikut. “Jo vetëm që nuk ka asgjë nga transporti falas me autobus, jo vetëm që nuk ka autobusë të rinj, jo vetëm që nuk ka fabrikë të autobusëve që ka paralajmëruar Hristijan Mickoski, por nuk menaxhohet as shërbimin ekzistues të autobusëve”, u shpreh Nikolla Belimov nga LSDM.

VMRO-DPMNE: Paaftësit ti kërkojnë tek shefi i tyre

Pas deklaratës së Nikolla Belomov, nga VMRO-DPMNE reagojnë duke thënë se Kovacevki tashmë ka pasur takim në Qeveri me Danella Arsovskën dhe Stevço Jakimovskin.

“Paaftësia dhe kontratat për veprimet e ardhshme”, le t’i kërkojë tek shefi i tij . Kur kanë kohë për takime të fshehta biznesi dhe tendera të dyshimta, ata mund të bien dakord dhe të zgjidhin problemin etransportuesve që është rezultat i paaftësisë së Arsovskës dhe LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Reagimet erdhen pas protestave së kompanive private për transport, që bllokuan udhëkryqin pranëqendr;s tregtare Mavrovasja duke paralizuar komunikacionin në kryeqendër.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 19:33

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare